Si prodhues me përvojë i plastikës së përforcuar me fibra, ne u ofrojmë klientëve tanë një shërbim shtesë të rëndësishëm: montimin dhe lidhjen e komponentëve Kjo punë është thelbësore për funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë optimale të komponentëve. Një fokus i veçantë është në ngjitjen e materialeve për industrinë e automjeteve hekurudhore, ku lidhja pa gabime është shume e rëndësishme.
Përvoja jonë dhe certifikimi ne Standartin DIN 6701 dëshmojnë kompetencën tonë profesionale. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për lidhje të thjeshtë apo montim kompleks me disa komponentë, ne e kryejmë punën në koordinim të ngushtë me kërkesat dhe dëshirat e klientëve tanë.
Ekipi ynë me përvojë ka njohuritë e nevojshme dhe pajisjet e duhura për të montuar dhe lidhur komponentët në mënyrë të saktë dhe të besueshme. Ne mbështetemi në teknologjitë dhe materialet moderne për të garantuar një lidhje të sigurt dhe të fortë të komponentëve. Ne i kushtojmë rëndësi të madhe saktësisë për të arritur një përshtatje të përsosur të pjesëve individuale, në mënyrë që të mund të ofrohen zgjidhje të plota të sistemit.