Modele dhe Kallapë​

Prodhimi i modelit është i një rëndësie te veqant. Është thelbësore të përcaktohet teknologjia për prodhimin e mëvonshëm gjatë ndërtimit të modelit, sepse gabimet ose defektet që ndodhin gjatë ndërtimit të modelit nuk mund të korrigjohen më vonë. Përpjekja e madhe që kërkohet për një model me sipërfaqe te mire, shpërblehet më vonë gjat Prodhimit: Perdorimi i veglave me cilësi të lartë mundësojnë prodhimin ekonomik dhe të sakt te Modeleve.

Me sistemin tonë modern CNC (prodhuesi: EiMa, kalimi i shtigjeve: përafërsisht 5 x 3 x 1 m) dhe teknikët me përvojë në stacionet tona të programimit CAD dhe CAM, ne prodhojmë Modelet dhe Format me toleranca të sakta.

Nga modelet ne prodhojmë Format tona unike RTM, të cilat janë të ndërtuara në dy pjesë. Pozitivi përfaqëson homologun e saktë të komponentit të mëvonshëm, ndërsa negativi përputhet saktësisht me pozitivin. Materialet dhe trashësitë e këtyre dy gjysmave të kallëpit zgjidhen sipas nevojave dhe jetëgjatësisë së shërbimit. Këto janë pajisur më pas me përforcime metalike dhe të integruara me një mekanizëm mbyllës duke përdorur një motor elektrik. Për të përmbushur këto standarde të cilësisë së lartë, ne garantojmë efikasitet maksimal për të gjitha Format tona.

Kjo është arsyeja pse ne i kushtojmë vëmendje të madhe të gjitha hapave të prodhimit: nga projektimi tek prodhimi deri te dorëzimi, ne e trajtojmë çdo projekt me shumë kujdes. Ekipi ynë i përkushtuar i ekspertëve do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë me fjalë dhe vepra për të gjetur së bashku një zgjidhje që plotëson të gjitha kërkesat tuaja!​